Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku lidhur me masën e sigurisë ndaj saj. Vendimi lë në fuqi masën e vendosur më herët nga gjykatat më të ulëta, duke përfshirë edhe bllokimin e pasaportës.

Rekursi ishte paraqitur nga mbrojtja e Ballukut me kërkesën për ndryshimin ose shfuqizimin e masës së sigurisë. Megjithatë, me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, kufizimet ndaj saj mbeten në fuqi deri në vijimin e procedurave të mëtejshme gjyqësore.

Çështja lidhet me hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku ish-zëvendëskryeministrja dhe dy ish-zyrtarët e ministrisë janë nën hetim për dyshime që lidhen me veprimtari të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.