Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u bënë disa korrigjime dhe saktësime sa i përket akuzave për skandalin e inceneratorit të Fierit.

Gjykata kërkoi nga prokuroria saktësim akuzash pasi ish-deputetin Alqi Bllako, pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë, por funksionar publik. Bllako nuk do akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, por për “korrupsion të funksionarëve publikë”.

Ndërkohë u rrëzuan akuzat për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyrë për zëvendës/presidentin e FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit, Arben Dervishi. Ky i fundit do të akuzohet vetëm për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.