Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, i marrë i pandehur në dosjen për hakerimin e sistemit të SPAK, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në GJKKO po zhvillohet seanca paraprake për çështjen ku Ismaili akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme dyshohet se ka ndërhyrë në sistemet e institucioneve shtetërore, përfshirë edhe SPAK-un.
Seanca paraprake pritet të shqyrtojë vlefshmërinë e akuzave dhe provave të paraqitura nga prokuroria, si dhe kërkesat e mbrojtjes, përpara se gjykata të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë.
Hetimi për këtë dosje ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të pozicionit të ish-zyrtarëve të përfshirë dhe natyrës së veprave penale që lidhen me sigurinë kibernetike dhe ndërhyrjen në sistemet e drejtësisë.






