Kafeja për shqiptarët është një element pa të cilin një numër i madh personash nuk mund të “hapin sytë”, një shprehje që e dëgjojmë herë pas here. Shqipëria është një nga vendet, që konsumon më së shumti kafe, por në këtë vit importet kanë rënë në mënyrë të dukshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në muajin janar ka ardhur në vendin tonë 30% më pak kafe se një vit më parë. Ky fakt lidhet direkt me konsumin më të ulët të kafesë nga qytetarët. Ne gjithnjë i kemi parë kafenetë plot, por duket se ky trend po ndryshon në kohët e fundit.
Në fillim të këtij viti janë importuar 534 tonë kafe, sasia më e ulët që nga viti 2019. Kjo shifër është më e ulëta në vitet e fundit. Gjithsesi, ulja e konsumit të kafesë ka nisur që nga viti i kaluar. Sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, ulja e konsumit të kafesë lidhet direkt me çmimet e rritura nga inflacioni i shkaktuar në vitin e fundit.
Siç dihet, në Shqipëri prej më shumë se një viti ka nisur një rritje të theksuar të të gjitha çmimeve të produkteve dhe duket se shqiptarëve u është dashur të shtrëngohen edhe te kafeja, duke ulur konsumin e saj, në mënyrë që të kenë mundësinë të plotësojnë nevoja të tjera jetike për ta dhe familjet e tyre






