Firma “EUROMED” sh.p.k në pronësi të Hervin Forës dhe Engjëll Hoxhës është një nga kompanitë më të preferuara të Albana Ficos, e përfshirë në çdo tender të QSUT. Kjo kompani del si garuese e vetme, apo edhe në bashkëpunim me firma të tjera, për të mbuluar sadopak “simpatinë” që ka Fico për të.
Vetëm në këto 4 muajt e parë të këtij viti JOQ Albania ka denoncuar të paktën nga një tender për çdo muaj që firma në fjalë e merr pa garë nga Albana Fico.
Madje çdo tender për pajisje spitalore shkon në dorën e “EUROMED” sh.p.k. Sigurisht me miratimin e ministres Ogerta Manastirliu. Edhe tenderi i fundit me objekt “Blerje materiale konsumi dhe kirurgjikale” i është dhuruar “EUROMED” sh.p.k & , por këtë herë në bashkëpunim me “O.E.S. DISTRIMED”, në pronësi të Ermal Rizajt.


Për këtë tender është vënë në dispozicion fondi me vlerë mbi 1.5 miliardë lekë dhe për një ofertë kaq të shtrenjtë u është dhënë fitorja tre biznesmenëve. Oferta e tyre ishte sa 99% e fondit limit. Sipas ligjit për prokurimet, kjo është shkelje dhe përbën rrezik për fondet e QSUT.

Madje ajo ka shkelur edhe një tjetër rregull më kryesor, atë për konkurrencën. Sikur shohim në dokumente, nuk ka asnjë ofertë tjetër për këtë tender.
Duket qartë që ka qenë i paracaktuar për “EUROMED” sh.p.k & “O.E.S. DISTRIMED” dhe pa garë, kjo firmë ka firmosur kontratën si fituese.
Deri në fund të këtij viti Euromed dhe Distrimed do të marrin nga fondet e spitalit për të bërë furnizimin me objektet kirurgjikale që janë listuar në tabelën më poshtë.
Sikur theksuam më lart, ky është vetëm një nga shumë tenderat që po iu jepen këtyre tre oligarkëve.
Pak javë më parë kemi denoncuar se si Euromed fitoi tenderin “Blerje materiale mjekimi konsumi dhe kirurgjikale për nevoja të Spitalit Rajonal Vlorë” menjë fond limit 35 589 422 lekë pa TVSH. Edhe këtë tender e mori pa garë fare.
Ndërsa në shkurt Manastirliu shkeli dhe vendimin e KPP për t’i dhënë pa garë fare tenderin me objekt “Blerje shtrat operator për SUT” dhe vlerë 160 mln lekë Hervin Forës dhe Engjëll Hoxhës.







