Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Këlcyrës. Mësohet se një automjet me targa greke është përmbysur në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur burrë e grua. Të dy po ktheheshin në Greqi, por shoferja ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar përmbys.
Fatmirësisht nuk janë lënduar rëndë, por kanë marrë disa plagë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti







