Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Balldren të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake si pasojë e sulmit kanë mbetur të vrarë dy persona, dyshohet burrë dhe grua. Më saktë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Siç shihet dhe nga foto, personat e armatosur kanë qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit tip ‘Audi’, i cili ishte në lëvizje në momentin e sulmit.
Pista kryesore mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi rezultotn se viktima Kreshnik Mujeci është përfshirë në një vrasje të ndodhur një vitin 2016.
Megjithatë, rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.






