Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt, ku dy persona dyshohet se kanë humbur jetën pas një përplasjeje të dhunshme.
Sipas të dhënave paraprake, një nga viktimat është identifikuar si Endri Goxhaj, 35 vjeç, ndërsa identiteti i personit të dytë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku fillimisht raportohet për një konflikt fizik mes disa personave. Situata më pas ka dalë jashtë kontrollit, duke degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Burime paraprake bëjnë me dije se në përplasje janë përfshirë një 30-vjeçar me inicialet D.N. dhe viktima E.G., ndërkohë që rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.






