Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Nikël, ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilerie, ku shtetasit Halil Caca dhe Ronald Caca, përkatësisht rreth 31 dhe 23 vjeç, janë goditur me mjet prerës nga Ardian Xheka dhe Gazmir Xheka.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim dhe vijon kontrollet për kapjen e tyre.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe po marrin ndihmën e nevojshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

“Krujë/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.