Pak orë para zgjedhjes KLP vë në dyshim transparencën !

Vetëm pak orë para votimit për kreun e ri të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kryer ndryshime të rëndësishme në rregulloren e zgjedhjes, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe synimet reale të këtij procesi.

Në kundërshtim me mënyrën se si u zgjodhën dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Arben Kraja dhe Altin Dumani, KLP ka hequr votimin e hapur dhe e ka zëvendësuar atë me votim të fshehtë. Nga nesër, anëtarët e KLP do të votojnë me fletë të fshehta, çka i heq publikut çdo mundësi për të parë sesi secili anëtar mban përgjegjësi për votën e tij.

Ndryshime ka pësuar edhe pozita e kryetarit të KLP. Në rregulloren e vjetër, kryetarit i njihej e drejta e një vote të dytë në rast barazimi – një mekanizëm që më parë ka përcaktuar qartësisht fituesin. Me ndryshimin e ri, kjo e drejtë është hequr. Tani kryetari ka vetëm një votë, si çdo anëtar tjetër.

Vendimi më problematik lidhet me mbylljen e procesit për mediat. Votimi për kreun e SPAK do të zhvillohet pa praninë e gazetarëve; mediat do të lejohen vetëm gjatë prezantimit të platformave të kandidatëve. Kjo qasje bie ndesh me frymën e reformës në drejtësi, e cila synonte pikërisht rritjen e transparencës dhe besimit publik.

Burime nga mbledhja e sotme, e zhvilluar pa praninë e mediave, konfirmojnë debate dhe tensione mes anëtarëve, duke shtuar dyshimet se “diçka po përgatitet” pas dyerve të mbyllura.

Në garë për drejtimin e SPAK janë katër prokurorë: Adnan Xholi, Doloresa Musabelliu, Elvin Goga dhe Klodian Braho.Ata do të prezantojnë platformat e tyre, ndërsa votimi më pas do të vendosë se kush do të marrë drejtimin e institucionit kyç të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Sipas rregullores së re, fitues është kandidati që merr shumicën e votave  shumicë që këtë herë do të jetë e padukshme për publikun

Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gogaj dhe Doloreza Musabelliu

Profilet e të katër kandidatëve:

Profilet e 4 kandidatëve që synojnë vendin e KRYEPROKURORIT

Adnan Xholi

Adnan Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani.

Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004.

Ka pasur këto detyra:

01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë.

01.01.2000 – 31.12.2000/ Zëvendësdrejtues Prokurorie (Zv/Prokuror Rrethi), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

01.01.2001-05.01.2004/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Janar 2004- Maj 2013/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Gusht 2012- Dhjetor 2012/ Drejtues i Komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Qershor 2013-2017/ Prokuror/Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

04.03.2015 – 28.09.2015/ Drejtues i Komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranës.

2017 – 23.07.2021/ Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme/Prokuror.

23.07.2021 – aktualisht/ Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Profilet e 4 kandidatëve që synojnë vendin e KRYEPROKURORIT

Doloreza Musabelliu 

Doloreza Musabelliu u diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.

Ka pasur këto detyra:

11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.