Investigim | Publik.al
Publik.al ka denoncuar disa herë procedurat e Lorenës dhe Celibashit mbi tenderat sekretë. Lorena dhe Celibashi nuk dinin as të mblidhnin pikët vetë por ja ngecën OPTIMIZIMIT TË SISTEMIT.
KQZ ka kanalizuar tenderat tek disa kompani qe duket se e ka te garantuar ryshfetin.
KPP i dha një tjetër goditje në këtë procedurë me vlerë mbi 42.9 milionë lekë pa TVSH për “Mirëmbajtjen e moduleve ekzistuese të KQZ-së”. Më heret Publik.al kishte denoncuar sistemin e trashë me pikë nga Lorena dhe Celibashi.

Me vendimin nr. 227/2026, datë 10.02.2026, Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e operatorit “Evolve Web Studio” ShPK dhe ka urdhëruar rivlerësimin e procedurës nga autoriteti kontraktor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.



Procedura me referencë REF-52084-06-23-2025, e zhvilluar nga KQZ, kishte shpallur fituese paraprake bashkimin e operatorëve “INTELISOFT & WOW Digital”, me ofertë 40,823,564 lekë dhe 112.4 pikë.
Por KPP konstatoi probleme në procesin e vlerësimit, duke i dhënë të drejtë operatorit ankues.

Pra, oferta më e lartë në çmim u rendit e para për shkak të pikëve teknike.
Por “Evolve Web Studio” pretendoi se vlerësimi i bërë nga SPE nuk përputhej me vlerësimin individual të KVO-së, duke ngritur dyshime për mospërputhje metodologjike dhe gabime në përllogaritje.
KPP e konsideroi ankesën të drejtë dhe vendosi:
Pranimin e ankesës
Rivlerësim të plotë të procedurës
Njoftim brenda 5 ditëve për zbatimin
Kthimin e tarifës financiare të ankimimit
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Çfarë do të thotë kjo për KQZ-në?
Kjo do të thotë se:
Fituesi paraprak nuk është më i sigurt
Procedura rikthehet në pikën zero të rivlerësimit
Çdo ndryshim në renditje mund të përmbysë rezultatin final
Në një tender që lidhet drejtpërdrejt me mirëmbajtjen e sistemeve zgjedhore, çdo pasaktësi në vlerësim ngre pikëpyetje serioze për transparencën.
Pse është e rëndësishme?
Ky nuk është thjesht një tender IT.
Bëhet fjalë për sistemet që administrojnë proceset zgjedhore.
Çdo dyshim mbi mënyrën e përzgjedhjes së kompanive që mirëmbajnë këto module prek drejtpërdrejt besimin publik.
KPP, me këtë vendim, i ka kthyer “topin” KQZ-së për rivlerësim.
Tani mbetet për t’u parë nëse rivlerësimi do të konfirmojë të njëjtin fitues apo do të ndryshojë renditjen.
Publik.al do ta ndjekë këtë çështje dhe po bën gati një kallëzim në SPAK për disa tendera të Lorenes dhe Celibashit në KQZ.






