Burgaxhiu Tahir Imami, firmos pazaret
Krye-gardisti Ermal Onuzi, me lirinë për të vjedhur dhe garancinë e paprekshmërisë që i ka dhënë Babloku, po përdor babëzinë prej hajduti, duke u zhytur në tepsinë e tenderëve të Gardës.
Ndërkohë që efektivët e Gardës nuk po marirn trajtimet financiare e ushqimore për vështirësitë, shërbimet e orëve suplementare, drejtori Ermal Onuzi po sajon tenderë për blerje makinash luksoze.
Me Urdhër Nr. 576/11, datë 11 mars 2025, krye-gardisti Erma Onuzi, ka shpallur tenderin me fond limit 968 mijë Euro, për blerjen e 3 automjeteve, që do përdoren për shoqërimin e qeveritarëve, i ndarë në 3 procedura (lote) për secilën makinë.

Në njoftim, thuhet se do blihet automjet “SUV”, me fond 116 mijë Euro; automjet “4X4 (S1)” me fond limit 254 mijë Euro dhe automjet i llojit “4X4 (S2)” me fond limit 598 mijë Euro.
Tenderin e blerjes së 3 makinave me fond total 968 mijë Euro, krye-gardisti Ermal Onuzi, deklaron se do ta zhvillojë në datën 24 prill 2025, ndërsa makinat do t’i marrë pas 2 vitesh, fakt që krijon dyshim, se ai ka sajuar një skemë vjedhjeje, besueshëm kjo, duke ditur se çfarë profili lidhjesh me krimin ka drejtori i Gardës.
Gjersa 3 makinat për shoqërimin e qeveritarëve, Gardës i duhen dhe do t’i marrë pas 2 vitesh, përse drejtori Ermal Onuzi po i blen 2 vite para afatit, kur tregu ka automjete të tilla me bollëk?
Ndërsa fondet limit që ka caktuar për blerjen e këtyre makinave, janë shumë më të larta se çmimet e tyre në treg, madje nuk ka dekluruar as specifikimet teknike për to e i ka ndarë në lote.
Çudia tjetër në këtë tender, është fakti, që krye-gardisti do bëjë para-kualifikim e përzgjedhje të kompanisë që do jetë fituese, pastaj do t’i dërgojë formalisht ftesën për ofertë; kur ai e ka publikuar ofertën financiare me fond limit dhe datën e tenderit.
Në njoftimin e tenderit, ai thotë se ligji detyron të jenë minimalisht 3 ofertues, por do ta bëjë tenderin edhe nëse paraqitet vetëm 1 kompani, duke pranuar se e ka paracaktuar fituesin dhe ka bërë pazarin me të.
Ai thotë, se do përzgjedhë kompaninë që ka garanci se mund t’ia sjellë Gardës makinat e porositura, fakt që nënkupton, se do t’i bëjë pagesën paradhënie, siç e bëri në tenderin e datës 27 dhjetor 2024 me vlerë 800 mijë Euro, për gjoja riparimin e automjeteve të Gardës.
Këto pazare e vjedhje me dokumente tenderësh e kostosh fiktive, krye-gardistit Ermal Onuzi ia firmos drejtori i tenderëve të Gardës, Tahir Imami, i arrestuar disa herë për mashtrim, falsifikim e vjedhje me bandën e tenderëve të uniformave në ministrinë e Brendshme, në kohën e Flamur Nokës.
Për të zbuluar zullumet, mjafton që SPAK të hetojë tenderët e shpallur në Gardën e Republikës, pas emërimit drejtor të Ermal Sali Onuzit; dhe të zbardhë tabulatet e telefonit nr. 069 41 36 210 të shefit të tenderëve, Tahir Imami.
Në vjim, do publikojmë një krim tjetër ekonomik, ku krye-gardisti Ermal Onuzi ka firmosur për një sipërfaqe territori tjetër, që do t’i hiqet shërbimeve e inventarit të Gardës dhe do t’u jepet mafiozëve ndëtues kullash./Pamfleti






