Medalje Ari në Olimpiadën e Matematikës
Nga Cërrik drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një histori suksesi që frymëzon dhe jep shpresë. Loris Qosja, një djalë i rritur me punë, sakrificë dhe ëndrra të mëdha, ka arritur të fitojë Medaljen e Artë në Olimpiadën e Matematikës, duke ngritur lart emrin e Shqipërisë.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm qëndron edhe një histori njerëzore prekëse: një nënë e thjeshtë dhe punëtore, Klodi Qose, e cila i ka dhënë forcën më të madhe djalit të saj – besimin. Një mbështetje e heshtur, por vendimtare, që ka ndërtuar themelet e këtij triumfi.
Ky është një moment krenarie për Cërrikun, për familjen e tij dhe për Shqipërinë. Një dëshmi e qartë se kur puna, përkushtimi dhe mbështetja e familjes bashkohen, ëndrrat nuk mbeten ëndrra bëhen realitet.






