fishekzjarrë, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë, PD marshim protestë në Tiranë

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës!

Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur brenda pak minutave. Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.
Berisha dhe deputetët e tjerë të PD-së, nisën marshimin rrugëve të Tiranës, me protestuesti që po i ndjekin nga pas.
Ndërkohë që nuk ka ende një ide të qartë se ku do të jetë stacioni i radhës ku do të zhvendosen protestuesit, policia ka marrë masa për të siguruar institucionet si Kuvendi, Kryeministria dhe Selia e PS-së. Gjithashtu është siguruar edhe ish-vila e diktatorit Enver Hoxham në zonën e ish-bllokut.
Tensionet para Kryeministrisë, policia “mbyt” me gaz lotjesllës protestuesit (Video)

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku protesta e Partisë Demokratike është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas zhvillimeve në terren, një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe kordonit policor, duke rritur ndjeshëm tensionin në zonë.
Në përgjigje, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës në mënyrë masive për të shpërndarë turmën, ndërsa në terren janë aktivizuar edhe autobotë uji për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë.
Situata para Kryeministrisë paraqitet e tensionuar, me lëvizje të vazhdueshme të protestuesve dhe ndërhyrje të përsëritura të forcave të rendit për të mbajtur nën kontroll zonën.
Protesta vjen pas thirrjes së Partisë Demokratike për mobilizim në kuadër të asaj që e cilëson si aksion opozitar kundër qeverisë, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar më herët masa të shtuara sigurie për të parandaluar incidente.






