Klodian Tomorri

Pergjysmimi i pagave per antaret e qeverise dhe heqja e shperblimeve per anetaret e bordeve publike jane dy masa te drejta. Ne terma te kursimit jane simbolike, por do ishte me keq nese do vazhdoheshin te pagueshin bordet ne kete situate.

Megjithate, besoj se mund te shkohej edhe me tej. Kjo situate kerkon me shume rishperndarje. Sot, shumica e administrates dhe nepunenesve publike jane ne shtepi dhe nuk shkojne ne pune. A duhen paguar njesoj ne masen 100 per qind keta, apo mund te kerkohej nje sakrifice e pranueshme?

Per shembull rrogat e nepunesve te shteti mund te ishin prekur me 20 per qind. Sigurisht pervec punonjesve te shendetesise, policeve dhe profesioneve te tjera qe jane ne terren duke luftuar me krizen. Ketyre te fundit madje u duhet dhene me shume mbeshtetje.

Nese qeveria do mbante 20 per qind nga rroga e punonjesve te shtetit, qe sot rrine ne shtepi, atehere do te kursente rreth 10 milione dollare ne muaj qe mund te perdoreshin per zgjeruar me shume rrethin e familjeve te prekura nga kriza qe ndihmojen mga buxheti.

Nje pjese e madhe e atyre qe humbasin punen Ne privat mund te mbeten jashte paketes financiare te qeverise. Punonjesit e biznesit te madh jane jashte. Te vetepunesuarit ne sektore qe qeveria ne letra i ka lene hapur, por qe ne fakt nuk punojne dot se s’kane asnje klient jane po ashtu jashte. Keta nuk mund te lihen ne meshire te fatit.