Nga Klodian Tomorri

Raporti i Departamentit te Shtetit thote shprehimisht:
“Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e incineratorëve.”

Kjo eshte situata tipike kur njeri ngaterron profesion. Per shumbull, ti do te behesh i famshem si njeri i letrave, por fama te del per hajdut. Aq shume madje, sa te shkon deri ne Uashington. Nejse.

Pislleku me i madh ne hetimin e inceneratoreve eshte se askush nuk po ndjeke parane, por hetimi po sabotohet qellimisht duke u kthyer ne qesharak.

Prokuroria dhe gjykata nuk po u merr parate atyre qe i vodhen dhe po vazhdojne t’i vjedhin cdo dite per t;ia kthyer popullit. Keta dhe gjithe bota e di shume mire ku kane shkuar dhe ku vazhdojne te shkojne parate, por nuk i kapin.

Nje media thuhet se eshte financuar 9 milione euro per t’u kthyer ne gjylen e inceneratoreve. Pra me para te vjedhura, banda e inceneratoreve ble ndikim mediatik. Korrupton zerat publike, korrupton drejtesine dhe i orienton hetimet sipas interesit te saj duke i bere qesharake.

Zoterinj te drejtesise!
Merrni parate, kaq e thjeshte eshte. Pastaj po deshet fusni ne burg njerez, po deshet mos i fusni. Ceshtja me e rendesishme eshte te kthehen parate e vjedhura dhe qe vazhdojne e vidhen ne menyre te perbindshme, cdo dite.