Lutfi Dervishi
Mirënjohje e sinqertë për forcat e ushtrisë, zjarrfikësit, policinë dhe vullnetarët. Janë ata që dalin të parët, hyjnë në ujë, në zjarr dhe në rrëmujë, pa kamera dhe pa statuse në rrjete sociale. Janë këta heronjtë e vërtetë, që duhen përshëndetur, mbështetur dhe ndihmuar, jo vetëm me fjalë, por me veprime.
Dhe pastaj vjen neveria. Neveri për grabitjet, për papërgjegjshmërinë, për talljen dhe për përdorimin e fatkeqësisë si skenografi politike. Neveri për fotot/postimet në Facebook, për deklaratat plastike të tipit “po monitorojmë”, “situata është nën kontroll”, “jemi në gatishmëri”, “janë marrë masat”, “do kompensojmë”, që qarkullojnë më shpejt se ndihma reale dhe, shumë më shpejt se zgjidhjet.
Sikur 20% e energjisë së shpenzuar për propagandë të shkonte tek problemet!






