Genc Sejko Kuçkë – një fjalë e shqiptuar në një nga mbrëmjet më të shikuara të ekranit plasi një bombë që e kanë ndërtuar me programet banale në kërkim të audiencës dhe klikimeve autorët dhe pronarët e televizioneve. Absolutisht një shprehje e shëmtuar, një vulgaritet i shfaqur…
PUBLIK.al••1 minute
Genc Sejko
Kuçkë – një fjalë e shqiptuar në një nga mbrëmjet më të shikuara të ekranit plasi një bombë që e kanë ndërtuar me programet banale në kërkim të audiencës dhe klikimeve autorët dhe pronarët e televizioneve. Absolutisht një shprehje e shëmtuar, një vulgaritet i shfaqur paturpësisht live në TV, por si vajtëm deri këtu? Jo rastësisht. Duke promovuar vulgun, banalitetin, rrugaçërinë vjen momenti kur e gjitha të kthehet bumerang dhe të godet në një mbrëmje kur ti nuk e pret. Sepse ajo që keni gatuar në kuzhinat e skenarëve është një gjellë e prishur që tashmë ju ka ardhur radha ta provoni. Sepse këtë llum ku jemi zhytur nuk e zgjidhin as gjobat dhe as përjashtimet nga programi. Duhet të largoheni të parët ju që e ngjizët këtë llum shoqëror, na e paketuat si vlerë e që sot po ju kthehet pas. Mbajeni dhe gëzojeni, por mos na e bëni pjesë të jetës sonë.