Nga sot, redaksia e Publik Media hap rubrikën e re:

DREJTËSIA NË BANKËN E TË AKUZUARVE

Kjo rubrikë do të sjellë çdo ditë emra, fakte dhe raste konkrete që nga OPGJ, prokurorë, gjyqtarë deri te avokatët  për të kuptuar pse drejtësia në Shqipëri nuk po vjen kurrë për qytetarin.

Pyetje që kërkojnë përgjigje  nga ju, qytetarë:

▪ Ku përfunduan miliona euro të Reformës në Drejtësi?

▪ Sa ndërtesa mund të ishin ngritur me këto para në dobi të qytetarëve?

▪ A kemi pasur tenderë të dyshimtë e korruptivë edhe brenda GJKKO?

▪ A janë të pastër vendimmarrjet në KLP dhe KLGJ?

▪ A funksionon i njëjti sistem ndikimesh në të gjitha hallkat e drejtësisë?

▪ Sa kushton realisht transferimi i një gjyqtari në Tiranë? Kush paguan?

▪ Sa gjyqtarë kanë blerë shtëpi luksoze pas kalimit në vetting? Me çfarë të ardhurash?

▪ Sa makina të shtrenjta janë shfaqur papritur në pronësi të tyre?

▪ Ku pushon elita e drejtësisë? Kush paguan faturat?

▪ A i ka ILDKPI deklarimet e sakta të pasurisë? Nëse jo pse hesht? Qytetar, a e ndjen se drejtësia po funksionon për ty apo vetëm për të pushtetshmit?

Çfarë prove, rasti apo fakti mendon se duhet të hetohet i pari?

Shkruaj mendimin tënd ky presion publik është arma jonë e vetme.

Masat e gjyqësorit, gjyqtarë që vdesin në detyrë, dosje që pluhurosen në rafte, procese pa fund.

Çfarë po ndodh me sistemin shqiptar të drejtësisë?

Në Shqipëri, drejtësia nuk është proces  është pritje.

Gjykimet nuk mbarojnë, vendimet nuk dalin, dosjet zvarriten pafund… ndërsa gjyqtarë ikin nga kjo botë brenda sallave ku duhej të jepej drejtësi.

Sot nuk pyesim më vetëm a ka korrupsion, por a ekziston realisht drejtësia?

Ligji është i qartë.

Kushtetuta përcakton se:

“Çdo çështje gjyqësore duhet të shqyrtohet brenda një afati të arsyeshëm.”

Por realiteti është brutal:

afatet shpesh kalojnë vite, vendimet vonohen deri në absurditet.

Një vendim jashtë afatit ligjor nuk është drejtësi – është padrejtësi e konsumuar.

Si mund të quhet drejtësi ajo që vjen kur njeriu nuk jeton më ta marrë?

Kur faji tretet, kur përgjegjësia humbet në labirintin burokratik?

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Dhe në Shqipëri shpesh nuk mohohet nga rrethanat –

por nga vetë sistemi.

Ku janë institucionet që duhet të reagojnë?

KLGJ – Këshilli i Lartë Gjyqësor

Duhej të garantonte disiplinë, kontroll, ritëm gjykimesh.

Në praktikë? Procedura pa fund, transparencë minimale, një reformë që ecën me gotë në dorë.

KLP – Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Duhet të sigurojë ndjekje penale dhe funksionalitet real.

Në terren? Dosje që presin, hetime që zvarriten, çështje që harrohen.

ILD – Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

Zyrtarisht “policia e togave të zeza”.

Por sa gjyqtarë e prokurorë ndëshkohen për vonesa?

Sa masa janë marrë realisht?

Sa herë qytetari merr përgjigje?

Pyetje që presin një përgjigje prej vitesh.

Kjo rubrikë do të trajtojë:

  • Çështje të mbetura pezull me vite
  • Vendime që vijnë shumë vonë dhe pa vlerë
  • Gjyqtarë e prokurorë që nuk mbajnë përgjegjësi
  • Viktima që kërkojnë drejtësi dhe nuk e marrin kurrë
  • Institucione që ekzistojnë më shumë në letër se në realitet

Sepse nuk ka drejtësi jashtë afatit kushtetues.

Sepse vendimi i vonuar është vendim i zhveshur nga vlera.

Sepse një gjykatë që hesht është bashkëfajtore me padrejtësinë.

Tě gjithě lexursit, avokate, qytetarë dhe bashkepunetore mos hezitoni të denonconi me raste konkrete nga të gjitha gjykatat, prokuroritë me rastin tuaj.