Nga Klodian Tomorri

Me prezantimin e paketes se dyte te masave ekonomike per pandemine llogarite jane si me poshte:

Mbi 61 mije te vetepunesuar ne biznesin e vogel marrin 26 mije leke ne muaj per tre muaj. Pra 72 mije leke per njeri. Fondi total eshte 4.4 miliarde leke ose 40 milione dollare amerikan.

Mbi 173 mije punonjes te tjere te bizneseve te medha marrin 400 mije leke si transferte unike one-off. Gati 7 miliarde leke ose 63 milione dollare.

Mijera qytetare te tjere ne skemen e ndihmes ekonomike perfitojne dyfishim pagese.

Totali i transfertave direkte Cash per 230 mije te punesuar ose te vetepunesuar dhe familjet ne ndihme ekonomike shkon ne 130 milione dollare ose gati 1 per qind e Prodhimit Kombetar. Ne perqindje te PBB-se paketa e transfertave cash, qe po jep qeveria shqiptare eshte e barabarte me ate te SHBA-ve. Ndersa ne rajon rezulton me e madhja, perjashto Serbine.

Pertej transfertave, qeveria ka marre persiper pagesen me parate e taksave te interesave te kredive qe do marrin bizneset nga linja e garancise sovrane, tashme e zgjeruar ne 250 milione euro. Pra bizneset munde te marrin kredi per rroga, kapital qarkullues dhe investime me 0 per qind, ndersa interesin prej 2.85 per qind bankave do ja u paguaje qeveria. Efekti financiar i interesave mund te shkoje deri ne 14 milione dollare.

Ne krahun e te ardhurave, eshte vendosur shtyrje e tatim fitimit per te gjithe bizneset (perjashto ato qe jane hapur realisht) deri ne shtator, ndersa per nje kategori biznesesh deri ne 31 dhjetor.

Nese shton garancite sovrane, ndihmat ushqimore dhe masat e tjera behet fjale per nje pakete qe shkon mbi 4 per qind e Prodhimit Kombetar.

Perpara se te akuzoni nje qeveri se nuk po jep para, mbani gjithmone ne mend dicka. Nuk ka gje tjeter qe qeverite bejne me mire dhe me me qejf se sa te shperndajne para. Ne fakt gjithe kohen, vetem kete bejne.

Arsyeja se pse Rama leshoi nje pakete te shtrenguar ne fillim, nuk ishte se nuk donte te jepte para, por sepse nuk kishte. Shqiperia ishte drejtuar ne nje krize te frikshme likuiditeti.

Tani qe qeveria mori 175 milione euro nga FMN, 170 milione euro te tjera me dy transhe nga BE dhe 100 milione nga tregu i brendshem te denominuara ne euro, filloi te beje ate qe di te beje mire. Te shperndaje para.

Ah dhe nje gje. Nuk jane parate e Rames keto. Mbajeni mend edhe kete, kur te akuzoni prape qeverine se pse nuk jep para.