Orest Sota shet  kompaninë Fortis Beton nga presioni i kreditorëve të djemve të fortë!

Pas masave të sigurisë për disa zyrtarë dhe biznesmenë, kontrollet e BKH janë shtrirë në banesa dhe subjekte të lidhura me këtë rreth.

Në fokus janë:

Të dy rezultojnë ortakë në kompani të ndryshme me Elgerti Bixhën, përfshirë:

  • ECOCLEAN
  • Fortis Beto CO

Hetimet po verifikojnë nëse ortakëritë kanë shërbyer si struktura mbulimi për lëvizje kapitali të lidhura me tenderët e AKSHI-t.

Shitja me urgjencë e “Fortis Beton”

Një nga zhvillimet më domethënëse është shitja e menjëhershme e kompanisë Fortis Beton nga Orest Sota. Një burim i SPAK-ut i tha gazetarit tonë se Ergys Agasi dhe Orest Sota kanë dhjetëra marrëveshje premtimi me biznesmene dhe persona që binin pre e lejeve të marra të ndërtimit duke u premtuar kundrejt shumave cash me shumë metra katrorë ndërtim dhe me çmime të mira krahasuar me tregun. Duket se djemtë që dhanë miliona euro cash me kontrtata premtim shitje kanë hapur jo pak probleme per babain e Orestit , Lefter Sotaj i cili po detyrohet me presion të kthejë shumat që kishte marrë i biri me Ergys Agasin. Ky i fundit është në kërkim. Ne këto kushte duket dhe kjo kontratë e shitjes se kuotave u bë me nxitim dhe nga presioni i djemeve problematikë.

Sipas kontratës së transferimit të kuotave:

  • 100% e aksioneve janë shitur për 30 000 euro;
  • Kompania kishte realizuar xhiro disa milionë euro në vitin 2025;
  • Bilanci financiar është dorëzuar me 6 muaj vonesë;
  • Subjekti është gjobitur për vonesë deklarimi.

Blerësi rezulton të jetë kompania “Forever Construction”, në pronësi të babait të Orest Sotës.

Ky transaksion ngre disa pikëpyetje hetimore:

  1. A pasqyron çmimi realitetin ekonomik të kompanisë?
  2. Pse bilanci u dorëzua vetëm pas realizimit të shitjes?
  3. A ka qenë kjo një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë përpara masave të SPAK?

“Ndiq paratë”: Soft & Solution si “hinkë”

Në qendër të hetimeve është kompania:

Soft & Solution

në pronësi të Ermal Beqiri.

Sipas burimeve, skema funksiononte në këtë mënyrë:

  1. AKSHI shpallte tenderin.
  2. Soft & Solution fitonte procedurën.
  3. Kompania kontraktonte subjekte të lidhura me personazhe kyç.
  4. Lëshoheshin fatura shërbimesh për punë që dyshohet se nuk kryheshin realisht.
  5. Fondet transferoheshin përmes kontratave të shërbimit.

SPAK po heton faturat e lëshuara, transfertat bankare dhe pagesat nga Thesari i Shtetit.

Sipas të dhënave publike, Soft & Solution dhe kompania tjetër e Beqirit, Horizon, kanë përfituar rreth 40 milionë euro tenderë publikë në vitet e fundit, pjesa dërrmuese nga AKSHI.

Resortet, ndërtimi dhe pista e Kadastrës

Hetimet nuk janë kufizuar vetëm në sektorin e IT.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se po verifikohen:

  • Investime në ndërtim;
  • Menaxhim resortesh turistike;
  • Regjistrime pronash në Kadastër.

Ekzistojnë dyshime se përmes administrimit de facto të një resorti turistik, është regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë private, me ndërhyrje të brendshme në sistemin e regjistrimit të pronave.

Kjo pistë pritet të trajtohet në një dosje të veçantë hetimore.

Dosja që po zgjerohet

Në hetim janë përfshirë edhe:

SPAK ka autorizuar sekuestrimin e celularëve, dokumenteve dhe pajisjeve elektronike për të gjurmuar komunikimet dhe rrjedhën financiare.

Burime pranë hetimit konfirmojnë se parimi kryesor është: “follow the money”.

Çfarë pritet më tej?

  • Audit i plotë i faturave të shërbimeve;
  • Verifikim i transfertave ndërmjet kompanive të ndërlidhura;
  • Analizë e kontratave të koncesioneve;
  • Hetim mbi lëvizjet e kapitalit pas nisjes së operacionit.

Dosja AKSHI nuk është më vetëm një çështje tenderësh. Ajo po merr përmasa të një strukture të dyshuar të organizuar, ku biznesi, administrata dhe ndërmjetësit financiarë duket se kanë funksionuar në sinkron.