Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Bulqizë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka tentuar të dëmtojë veten me mjet prerës.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30, i riu me inicialet Xh.D., banues në fshatin Dushaj, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur është vetëplagosur me thikë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme, ai është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim më të specializuar.

Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt.