Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama porosi grupit: Të votohet kundër

Sipas një burimi për Publik.al, kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi jashtë kamerave gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste që deputetët të votojnë kundër heqjes së imunitetit të Ballukut.

Burimi thekson se orientimi është dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë, si qëndrim politik i shumicës, në funksion të bllokimit të procedurës parlamentare që do t’i hapte rrugë hetimit penal pa mbrojtjen e imunitetit.

Në mbledhjen e sotme të grupit, e zhvilluar me dyer të mbyllura, vetë Balluku nuk ishte e pranishme.

Me depozitimin e kërkesës nga SPAK, çështja pritet të kalojë fillimisht në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe më pas në seancë plenare, ku do të kërkohet votimi i deputetëve.