Premtimi i Këlliçit/ “30% e administratës së bashkisë do të përbëhet nga të rinjtë”
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zbuluar një nga objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës. Këlliçi ka deklaruar se të paktën 30% e administratës së bashkisë do të përbëhet nga të rinjtë. Kjo për t’u dhënë atyre mundësinë që të rr…
PUBLIK.al••1 minute
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zbuluar një nga objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës.
Këlliçi ka deklaruar se të paktën 30% e administratës së bashkisë do të përbëhet nga të rinjtë.
Kjo për t’u dhënë atyre mundësinë që të rrinë dhe jetojnë në Tiranë, duke reduktuar kështu shpopullimin.
“E prekim çdo ditë plagën e madhe të shpopullimit të Tiranës. Një nga objektivat e mi është që të paktën 30 % e administratës së bashkisë të jetë e përbërë nga të rinjtë.
Me qëllimin që ne të jetojmë dhe të rrimë në Tiranë me paga që na e mundësojnë jetesën këtu dhe të mos ikim në azile dhe të mos emigrojmë rrugëve të Europës”, ka thënë Këlliçi.