Tensionohet situata në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Protestuesit kanë sulmuar me molotovë dhe fishekzjarrë godinën qeveritare, duke i vënë flakën.
Ky veprim ka ardhur menjëherë pasi Sali Berisha ka mbyllur fjalimin e tij në protestë.

Skenar ky i paralajmëruar dhe përdorur edhe në protestat e kaluara.
Molotovët u hodhën drejt fasadës së Kryeministrisë, duke i vënë flakën disa pjesëve të jashtme të godinës.

Menjëherë pas shpërthimit të flakëve, forcat e Policisë së Shtetit ndërhynë me fikëse zjarri për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Ata u përpoqën të mbajnë nën kontroll perimetrin përreth Kryeministrisë.
Ndërkohë që Berisha është larguar dhe shumica e protestuesve janë shpërndarë, disa qytetarë vijojnë të qëndrojnë duke thirrur “Rama ik”.






