Klodian Tomorri
Ekonomistet sot ne bote jane duke debatuar se cilat jane menyrat me te mira se si qeverite mund te zbusin pasojat e krizes. Zerat me autoritare bien dakord thuajse unanimisht se instrumenti me i mire eshte mbeshtetja me para cash e qytetareve te prekur.
Objektivi i paketave financiare ne kete rast eshte vetem njeri. Shmangia e krizes humanitare dhe garantimi i nje te ardhure minimale per cdo familje.
Por si mund te shkohet tek ky objektiv? Une besoj se Shqiperia mund te kishte zgjedhur nje tjeter qasje. Targetim i familjeve, jo targetim i punonjesve.
Qeveria mund te targetonte nje te ardhur minimale prej 70-80 euro ne muaj per cdo pjestar familjeje ne varesi te buxhetit, duke perjashtuar nga transferta cash cdo familje qe ka nje te punesur ne shtet, pronaret dhe punonjesit e marketeve, bizneseve ushqimore, farmacive, depove farkaceutike, te copat sot jane duke fituar para me shume se me pare. Familjet te cilat marrin te ardhura nga pensionet, nese kalojne nivelin 70-80 euro per fryme perjashtohen, nese jo kompesohen per pjesen e mbetur.
Nese do te perdoreshin keto filtra, atehere nga 850 mije familje qe ka vendi ne total, pjesa derrmuese do te dilnin jashte skemes dhe qeverise do ti duhej te asistonte jo me shume se 200-250 mije familje.
Kjo do te ishte skema me efektive dhe me e ndershme ne kushtet e shqiperise.






