Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj SPAK, nga salla e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, madje t’i sugjerojë edhe dy çështje që duhen hetuar.

Duke mos lënë jashtë vëmendjes dosjen e 21 janarit, Rama u ka sugjeruar prokurorëve të SPAK, që të hetojnë 4 hidrocentrale të privatizuara në kohën e Berishës, nëse duan të luftojnë korrupsionin.

“Ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes. E dyta, privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve shkopet, ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 si kthim TVSH-je.

Nëse duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin se krimin mesa duket, nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për ‘21 janarin’, të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre 4 veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja. I thanë TVSH-në s’jua kthejmë, por merrni këtë hidrocentralin. Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, u shpreh Rama.