Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë dhe batutat për të komentuar disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, gjatë një interviste për “Koha Jonë” me Nikoll Lesin.

I pyetur për figura të ndryshme të medias, Rama dha përgjigje të shkurtra, por me nota therëse. Për Blendi Fevziun përdori termin “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipin e cilësoi “muhabetqar”. Për Mero Bazen tha një fjalë: “sqepar”.

Nikoll Lesi: Zoti Rama, më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Blendi Feziu?

Kryeministri Edi Rama: Udhëtar

Nikoll Lesi: Ylli Rakipi?

Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar

Nikoll Lesi: Mero Baze?

Kryeministri Edi Rama: Sqepar

Nikoll Lesi: Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.

Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.

Nikoll Lesi: Që do të thotë?

Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.

Nikoll Lesi: Nga të doli kushërirë mo?

Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete.

Nikoll Lesi: Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi!

Kryeministri Edi Rama: Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.

Nikoll Lesi: Po Arian Çani

Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.

Nikoll Lesi: Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’

Kryeministri Edi Rama: Po po, atë nuk e diskutoj fare. Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë. Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s’ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t’i bëjmë atij?

Nikoll Lesi: Frrok Çupi

Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.

Nikoll Lesi: Anila Basha

Kryeministri Edi Rama: Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.

Nikoll Lesi: Baton Haxhiu

Kryeministri Edi Rama: Kosovar

Nikoll Lesi: Dhe Çim Peka.

Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?

Nikoll Lesi: Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.

Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë…

Nikoll Lesi: Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të  lartë…

Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.

Nikoll Lesi: Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë.