Në një bisedë mes Edi Ramës dhe Nikoll Lesit janë diskutuar deklaratat dhe qëndrimet brenda Partisë Socialiste, ku në fokus ka qenë edhe rasti i Elisa Spiropalit.

Gjatë diskutimit, Rama është shprehur se disa deklarata nuk duhen marrë literalisht dhe se ato nuk përbëjnë shkelje të “vijës së kuqe”, duke theksuar se brenda politikës mund të ketë edhe gabime, por ato nuk çojnë domosdoshmërisht në përjashtim.

Ndërkohë që ishte vetë Rama që e kërcënoi, madje me fjalor rrugaçëror, raportuan mediat, Spiropalin se nëse flet edhe njëherë do të flak nga Grupi Parlamentar.

Zbythja e Ramës nga kërcënimet që bëri ndaj Spiropalit tregojnë edhe se situata e tij brenda Rilindjes, të cilën e kontrollonte me dorë të hekurt deri para këtij rasti nuk është më e njëjtë.

Pjesë nga intervista

Nikoll Lesi: Elisa Spiropali do përjashtohet? Lutej aman më hiq qafe…

Edi Rama: Kush thotë hajde këtu më ke, më vrit, e thotë ngaqë të do. Nuk duhen marrë literalisht këto gjëra, janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe

Nikoll Lesi: Vijën e kuqe e ka prekur me dy vija të kuqe madje..

Edi Rama: Dy vija të kuqe.. e treta është…. (Ndërhyn Lesi) Çdo njeri mund të gabojë, kush ka dhënë kontribut mund të gabojë dhe herën e dytë, dhe e treta e ndan