Policia: U ndihmua nga tre persona
Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ku është sulmuar fizikisht drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është goditur nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit, në bashkëpunim me tre persona të tjerë. Incidenti mendohet të ketë ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariati i Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim Klesti Çelën, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë për shkak të detyrës ndaj zyrtarit të IKMT-së, brenda ambienteve të institucionit.
Tre personat e tjerë të përfshirë në ngjarje ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.






