Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, ku një automjet është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 në rrugën “Taulantia”, ku mjeti i drejtuar nga shtetasja J.D. është përplasur me motorin e policisë, që drejtohej nga efektivi E.M.
Si pasojë e përplasjes, efektivi i policisë ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitali Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






