Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është hedhur në erë një makinë në Allias. Shpërthimi i makinës dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Sipas informacioneve paraprake, pronari i makinës dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.

Nga zjarri është dëmtuar vetëm mjeti, teksa ngjarja deri tani thuhet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Pritet njoftimi i policisë për të mësuar më shumë për ngjarjen

Sipas grupit hetimor pronari i automjetit ka pasur konflikte me ish-të dashurën e tij. 

Teksa së fundmi ka shprehur dyshime se autori i ngjarjes mund të jetë edhe një familjar i afërt pasi ka pasur konflikte edhe me këtë të fundit.