Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse i është vendosur automjetit të agjentit të Krimeve në këtë qytet, Gent Gjetja.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie që kanë rrethuar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të përcaktuar motivet e vendosjes së lëndës plasëse ndaj automjetit të efektivit të policisë.






