Një studim i publikuar së fundmi nga organizata Healthy Florida First ka ngritur shqetësime mbi praninë e arsenikut në disa nga karamelet më të njohura në treg.

Sipas studimit, janë testuar 48 produkte të ndryshme, nga të cilat 28 rezultuan të përmbajnë atë që autorët e përshkruajnë si nivele toksike të arsenikut.

Ndër produktet e përmendura si të prekura nga nivele jo normale të këtij metali të rëndë janë përfshirë marka të njohura si: Kit Kat, Snickers, Original Skittles, Swedish Fish, Sour Patch Kids dhe Tootsie Roll.

"Kancer dhe sëmundje zemre", studimi tronditës: Snickers,

Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), arseniku mund të gjendet në ushqime për shkak të tokës ku janë rritur lëndët e para ose proceseve të përpunimit. Megjithatë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmërojnë se ekspozimi afatgjatë ndaj arsenikut mund të lidhet me rreziqe serioze për shëndetin, përfshirë disa lloje kanceri, probleme të lëkurës, sëmundje të zemrës dhe efekte neurologjike te fetuset në rastin e grave shtatzëna.

"Kancer dhe sëmundje zemre", studimi tronditës: Snickers,

Nga ana tjetër, Shoqata Kombëtare e Pastiçerive (NCA) ka kundërshtuar përfundimet e studimit, duke i cilësuar ato si “të gabuara”.

“Çokollata dhe karamelet janë të sigurta për t’u ngrënë dhe mund të shijohen si ëmbëlsira, siç kanë qenë për shekuj me radhë”, thuhet në deklaratën e NCA-së.

Debati mbi gjetjet e studimit vijon, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të shqyrtojnë të dhënat e publikuara.