Shiko videon🎥

Pamje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj biznesmenit Arben Çipa, i cili u përball me një sulm brutal pas një konflikti mbi një projekt biznesi.

Në këto pamje, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dëmtuar rëndë, me shenja të dukshme të goditjeve dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të drekës së djeshme, ndërsa Çipa ishte duke shkuar në punë. Sipas deklaratave të tij, dy persona e sulmuan atë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një projekt biznesi.

“Isha duke shkuar në punë kur një person me emrin Dio, së bashku me një tjetër, më ndaluan dhe filluan të diskutojnë për një projekt timin. Ata po bënin gjithçka për të penguar zhvillimin e tij dhe e shprehnin këtë me fyerje,” tha Çipa në deklaratën e tij. “Kur refuzova fyerjet, ata më sulmuan brenda makinës sime me grushte dhe gurë, dhe nuk munda të mbrohem.”

Pas sulmit, Çipa pësoi lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe u transportua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet janë duke hetuar incidentin dhe po kërkojnë autorët e sulmit.