“E majta për popullin” nuk është vetëm tallava. Nuk është vetëm ai spektakli i ndyrë me “para e mbrapa” që Edi Rama dhe të vetët iu servirën dje shqiptarëve. “E majta për popullin nuk është vetëm “1 milion pemët” që nuk shihen askund, posdast-i i kushtueshëm i Kryeministrit, si për nga koha ashtu edhe për logjistikën e shpenzuar, apo lojërat e tmerrshme të një propagande që nuk ka fund.

“E majta për popullin” e njeh që ç’ke me atë punë edhe luksin veçse këtë të fundit e mban sekret dhe e do vetëm për vete.
Është thënë e stërthënë afera mafioze e Olta Xhaçkës dhe burrit të saj, shpalljes “investitor strategjik”, konfliktit të interesit që kjo përfaqëson, shkeljes së ligjit, por edhe luftës deri në sakrificë të Ramës dhe të vetëve për ta shpëtuar ministreshën e Punëve të Jashtme prej këtyre përgjegjësive ligjore.
Është thënë e stërthënë që Olta Xhaçka, bijë në një nëne monstruoze që dhjamin e ka vënë me trafik fëmijësh dhe grua e një burri me të shkuar e të tashme të dyshimtë, pasi i vuri kazmën pronave të ushtrisë duke i tjetërsuar sipas interesave të veta dhe të padronit të shpirtit që ka në krye të qeverisë, i hapi dritën jeshile edhe Artanit, si gruaja e dytë e tij, që të quhej investitor strategjik.

Sado që me ortakëri të dyshimta e kompani partnere që rrënjët i kanë në vende offshore, Artan Gaçi i kapi ca copa bregdet ku thotë se në emër të strategjisë së investimeve do të ndërtojë vila dhe hotele.
Por këto janë vetëm ato që duken. Edhe pse nuk ka nevojë për të ndjekur gjurmën, kur ujkun e kemi përballë, bashkë me milionat që i zhvat shqiptarëve, “e majta për popullin” nuk ngopet. Përkundrazi! Grykësinë e ka të madhe dhe luksin e vërtetë e mban sekret. Sepse nuk duhet të jetë e thjeshtë të vjedhësh kaq shumë dhe ditën për diell. Do talent kjo punë dhe pas çdo vjedhje, me sa duket, duhen edhe ca dite intime pushimi…mes luksit natyrisht. Larg syrit të publikut dhe mundësisht në vende ku as të shkon mendja…
Ja p.sh, cila do të ishte arsyeja që një turist, shqiptar apo i huaj, të merrte rrugën për të shkuar deri në Leskovik. Përveç natyrës që Zoti e ka qëndisur me bujari në këtë vend, asnjë tjetër…
Pa pyesni Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin një herë, ç’do t’ju thonë? Përveç lidhjeve shpirtërore me atë zonë, prej prejardhjes familjare, çifti i babëzive të tmerrshme për pronat e shqiptarëve ka ndërtuar aty një oaz të qetë dhe super luksoz.
Pas miliardave që Artan Gaçi me të shoqen i volën bregdetit, pasi u kishin tepruar edhe ca miliona që nuk po dinin ku ti çonin, i dhënë fort pas arkitekturës, Artan Gaçi ndërtoi edhe një hotel që thonë e ka për shijet dhe qejfet e veta.
Bëhet fjalë për hotel “Melesin Distillery”, një ndërtesë guri ku nuk mungon asgjë që kur e zbulon çuditesh se si një investim i tillë gjendet atje, në Leskovik, ku duket sikur asgjë moderne nuk të lidh me të. Pa shumë informacion, pa shumë reklamë dhe pothuaj krejtësisht në heshtje Xhaçka&Gaçi kanë ndërtuar strehën e tyre luksoze ku shumë shpesh arratisen për intimitet, vetëm ose me shokë.


Në “Melesin Distillery” organizohen party që as mendja me fantazinë më të shfrenuar nuk i imagjinon dot. Në “Melesin Distillery”, kur çifti i tmerrshëm i babëzive shkon për të pushuar, hyrja është me kod që vetëm pak njerëz e dinë.
Në “Melesin Distillery” organizohen party që as mendja me fantazinë më të shfrenuar nuk i imagjinon dot. Në “Melesin Distillery”, kur çifti i tmerrshëm i babëzive shkon për të pushuar, hyrja është me kod që vetëm pak njerëz e dinë.
Në “Melesin Distillery” e majta për popullin mblidhet, jo për të hartuar strategji, as vjedhje, e aq më pak zhvillim. Mblidhet për të harbuar e shfryrë hormonet e rritura pas rutinës intensive të Tiranës, me mall, pije e shoqëri të mirë.
Kështu “vuan” në heshtje “e majta për popullin”. Cepave të Shqipërisë, në sekret të plotë ama me luks të shfrenuar, siç Olta dhe Tani dinë të shijojnë./Pamfleti






