Ashtu siç pritej, ashtu edhe ka ndodhur. Vllaznia në boks është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë. Pas titullit kampion të fituar dy muaj më parë, boksierët shkodranë pasditen e kësaj të mërkurë kanë arritur një tjetër sukses. Ky ishte edhe aktiviteti i fundit kombëtarë për vitin 2017.
Në këtë kupë, ekipi i Vllaznise arriti të triumfojë në finale me 5 boksierë, duke fituar në fund edhe kupen si ekipi më i mirë. Kështu, kampionë të Vllaznisë u shpallën: Fabjan Qekaqi në peshën 49 kg, Vuksan Guri në peshën 52 kg, Arjon Kajoshi në peshën 75 kg, Bekim Vjerdha në peshën 81 kg dhe në kategorinë 91 kg rikthehet në ring duke u shpallur kampion Sulejman Dashja.
Në peshat e tjera u shpallën këto fitues: në 56 kg Ardit Murja (Teuta), 60 kg Krenar Zeneli (Flamurtari), 64 kg Indrit Sokoli (Tirana), 69 kg Anxhelo Merkohasanaj (Tirana) dhe +91 kg Indrit Laçi (Tirana). Përsa i përket rënditjes së ekipeve, pas Vllaznisë u rënditën Tirana dhe në vend të tretë Flamurtari me Teutën. Sfida dhe suksese të tjera e presin boksin shkodran gjatë vitit 2018.






