Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Vlorë. Një automjet tip Tuareg ka përplasur një grua të moshuar te vijzat e bardha dhe më pas është larguar, sipas dëshmitarëve.


Vetëm rreth 500 metra më poshtë ky automjet përplaset me një tjetër makinë duke shkaktuar dëmtime të rënda në të dy mjetet.
Ndërkohë gruaja e goditur tek vizat e bardha mësohet se është shoqëruar në spital.





