Nga Basir Çollaku
Nese ish-sekretari Blinken do të ishte në Tiranë, nuk dihet nëse do t’i lejohej vajtja në ambasadën e vendit të tij. Ai është sanksionuar nga administrata Trump, të mos ketë akses as fizik, as informativ, për shkaqe amerikane sigurisht. Realiteti i djeshëm nga SHBA është përmbysur në shumë binarë.
Ambasada amerikane në Tiranë duket se, prej më tepër se një viti, ka dëshmuar një porosi të dhënë nga Uashingtoni, ndonëse të pabërë publike. Edi Rama është i patakueshëm nga titullarja dhe stafi diplomatik. E pandehura Belinda Balluku gjithashtu.
Dy ditë më parë, e Ngarkuara me Punë Nancy VonHorn zhvilloi takime me ministrat e rinj të emëruar, zëvendësen e re të Ramës, Koçiu, si dhe ministrat Nufi, Hoxha, Karakaçi, Gogu, Lamallari, Ismaili. Ndryshime të prodhuara nga largimi i Ballukut, nën hetim, ndonëse sërish të zgjedhurit e Ramës ishin preferencat dhe vartësit e saj.
Heshtja mediatike, e kontrolluar në ekstrem nga qeveria, nuk i dha vëmendje mesazhit të përsëritur si alarm aktual i Ambasadës amerikane, një refren njëvjeçar. Është thuajse hera e 20-të që rithuhet nga kjo zyrë, nga zonja VonHorn. Konkretisht, mes të tjerash, ajo ritheksoi zbatimin në Shqipëri të agjendës së Shtëpisë së Bardhë, agjendës Trump:
“…eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri…” Jo rusë e jo kinezë.
Qeveria është rënduar më tepër se keq në krim dhe korrupsion. Narkokartelet terroriste janë shënjestra amerikane dhe evropiane. Emrat dihen. Pastruesit e parave njihen. Mbështetësit po. Ortakët gjithashtu. Lejuesit po. “Balluku” dhe AKSHI janë dy organizata kriminale. Zyrat në Kryeministri. Epror i njëjti: Edi Rama.
Kishte një tjetër mesazh të fortë në qëndrimin e të Ngarkuarës me Punë pas takimeve. Ajo tha se:
“Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët…”
Partnerët me agjendë të njëjtë janë edhe individë nëpër institucione. Kryeministri nuk është në këtë listë. Ai e di. Por janë ata që ndahen nga njeriu problem… edhe në drejtësi. Shënimet janë mbajtur emër për emër.
Të 40-at.
Rezistenca luftarake e Ramës për të mbrojtur të bashkëpandehurën Balluku u rendit pro sekreteve të përbashkëta penale. Po mbrohen bashkë. Nga frika. Siç kanë vjedhur bashkë. Rrëzuan SPAK-un në kërkesën e parë. Përdorën ushtarët në drejtësi.
Tani është beteja e dytë. Janë 80 aparatura, kompjuterë e telefona të zyrtarëve, Ballukut dhe biznesmenëve në sekuestro dhe ekspertim. Aty janë edhe SMS-të dhe porositë e Edi Ramës, për shumë vetë. Duhen 40 ditë për të dalë zbardhjet. Dhe kërkesën e dytë për pranga të të pandehurës nuk ka kush ta rrëzojë.
Me aq fakte penale, një të pandehur të tillë, edhe Blinken, po të ishte – ndonëse vartës i Soros – do ta kishte shpallur non grata Edi Ramën. Të tjerët, administrata e re, anti-narcos, me agjendë ndryshe nga e tija, duket se e kanë futur në këtë listë me kohë.
Ndaj, në mbledhjet e PS ka plasur kërcënimi çekuilibrues i Ramës. Të gjithë dinë diçka për dikë, diku.






