Nga Ilir Levonja
… Sipas kësaj bibe, protestat e opozitës paskan dëmtuar: 1) ekonominë, 2) turizmin dhe 3) imazhin e Shqipërisë, pikërisht në momentet më të mira që po kalon vendi.
Le t’i marrim me radhë këto “momente të mira” të kësaj… Shembja e 80% të investimeve në rrugët kombëtare apo pistat e Formula Uno-s, lekët e shqiptarëve këto, sipas kësaj bibe kushtojnë më pak se fishekzjarrët apo molotovët artizanalë të opozitës. Kush di pak nga aritmetika e kap menjëherë diarrenë. Ka plot 10 ditë që, për të shkuar nga Tirana në Korçë, duhet t’i biesh maleve të Gramshit apo Librazhdit dhe duhen 8 orë për 200 km. Ky mysybet punësh i kësaj qeverie dhe i kësaj bibe nuk e dëmton turizmin.
Dhe tjetra, ai imazhi i Shqipërisë së kësaj… pikërisht atje nga salla e Kuvendit të Europës, ku kjo bibe dhe qeveria e saj na thonë se do na fusin nga 2036. Dy ditë më parë, disa europarlamentarë, me fakte, me shifra, me prova për demagogji shtetërore, për mungesë të theksuar apo totale të “check and balance”, pra ndarje pushtetesh – se demokracia është tango, moj bibe – çfarë nuk folën e thanë për farsë zgjedhore, për investime financiare karshi shkatërrimit të frontit opozitar, plus kapjen e shtetit nga kartelet e drogës duke e kthyer Shqipërinë në lavatriçe të parave të pista… ku konkluduan se kështu Shqipëria ta harrojë Europën.
Pra, kush e prish imazhin e Shqipërisë? Raportimet e parlamentarëve europianë mbi rënien pikiatë të Shqipërisë së Ajatollahut të kësaj, apo shashkat e opozitës? Vetëm të jesh kokëtrashë dhe të mos e kuptosh.
Për më tepër, kur ky palloshi, Ajatollahu i Shqipërisë, bashkë me Vuçiçin e Serbisë, qëllimisht botuan kundër qeverisë aktuale gjermane një artikull pikërisht në shtypin opozitar gjerman. Edhe këtu duhet të jesh leshko për të mos bërë dallimin se kush na afron me Europën dhe kush po na largon.
Na mbytën bibat, i kemi me shumicë. Dhe ajo që të habit, janë nëna, familjare; nuk u vjen zor nga familja, nga fëmijët, që sot janë thuajse europianë në koherencën e zhvillimeve për shkak të teknologjisë etj. Në vend që të jenë katalizatore, bëhen kamikaze, gropa haleje. Na i pakëso, Zot i madh. Nuk i meriton Shqipëria reale.






