Avokati Arben Llangozi ‘plas bombën’: Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orarit të punës!

Një deklaratë e fortë e bërë nga avokati Arben Llangozi ka ndezur debat në rrjetet sociale, pasi ai pretendon se brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka ndodhur një incident i pazakontë që, sipas tij, është përpjekur të mbahet larg opinionit publik.

Në një reagim publik, Llangozi pohon se dy punonjës të ministrisë janë kapur duke kryer marrëdhënie intime brenda një zyre në katin e dytë të institucionit. Sipas deklarimit të tij, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orarit zyrtar të punës.

Avokati pretendon se situata është zbuluar rastësisht nga një tjetër punonjëse e administratës, e cila, teksa po kalonte në korridor, është përballur me skenën brenda zyrës që dyshohet se kishte mbetur me derën hapur.

Sipas Llangozit, pas incidentit është tentuar që ngjarja të mbetet brenda strukturave të institucionit dhe të mos bëhet publike. Ai shprehet se administratës i është kërkuar të ruajë diskrecion dhe të mos e komentojë situatën jashtë mureve të ministrisë.

Në reagimin e tij, avokati e cilëson këtë një episod që, sipas tij, dëmton imazhin e një institucioni publik që duhet të përfaqësojë standarde profesionale dhe institucionale. Ai shton se, sipas burimeve që pretendon se ka brenda institucionit, ngjarja ka ndodhur në një zonë të ndërtesës pranë zyrave drejtuese.

Llangozi deklaron gjithashtu se ekziston edhe një material filmik që lidhet me këtë episod, por ai thekson se nuk do ta bëjë publik për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme për publikun.

Deri në këtë moment, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura nga avokati.

Postimi i plotë i Arben Llangozit:

Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit duket se tashmë “do t’i shtohet” edhe seksi
Një ngjarje skandaloze me aferë seksuale ka ndodhur në ministrinë e arsimit dhe sportit e cila drejtohet nga ministresha e Ramës Mirela Kumbaro. Sipas burimeve brenda institucionit, ka ndodhur në ambientet e ministrisë, ku dy punonjës janë kapur në katin e dytë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda një zyre të institucionit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orarit të punës, duke e kthyer një ambient administrativ në skenë të një situate krejtësisht të papërshtatshme për një institucion public dhe aq më tepër për një institucion ku duhet të lulëzoj dija dhe kultura.
Institucion i dijes dhe i kulturës rrezikon të kthehet në një institucion skandalesh dhe sjelljesh të papërshtatshme, duke cenuar seriozisht imazhin dhe seriozitetin që duhet të karakterizojë një institucion publik të këtij niveli.
Një skandal me përmasa si ai i Safet Gjicit, që sipas burimeve ka ndodhur në katin e dytë, shumë pranë zyrës së ministries kumbaro, e ka bërë situatën edhe më të ndjeshme brenda administratës së ministries por është duke u mbajtur secret me qëllim ta izolojnë. Madje nga burimi i këtij informacioni kjo skenë është filmuar por është e rëndëpublikimi i saj.
Ngjarja është përpjekur të mbahet e mbyllur brenda mureve të ministrisë. Madje thuhet se administratës i është kërkuar të ruajë heshtjen dhe të mos e bëjë publike situatën, duke zbatuar në mënyrë joformale një lloj “kodi Omerta”, me qëllim që incidenti të mos dalë në publik.
Çifti i të dashuruarve dhe pasionantëve që u kapën gafil kishte harruar derën e zyrës hapur dhe, për pasojë, u zbuluan krejt aksidentalisht nga një punonjëse tjetër e ministrisë, e cila, duke kaluar në korridor, është përballur papritur me këtë skenë të pazakontë për ambientet e një institucioni shtetëror.
Nga ana ime do të ishte e mundur edhe publikimi i videos që lidhet me këtë ngjarje, megjithatë kemi vendosur të mos e bëjmë publike, pasi përmbajtja e saj përmban skena të rënda dhe të papërshtatshme për publikun.
Për këtë arsye, në respekt të etikës dhe të ndjeshmërisë së publikut, kemi zgjedhur të mos publikojmë materialin filmik, duke u mjaftuar vetëm me paraqitjen e informacionit në formë përshkruese.