Automotoparku i Elbasanit ka nisur. Nuk është një projekt zhvillimi, por një gropë buxhetore ku do të zhduken qindra milionë euro, si gjithmonë përmes tenderash pa transparencë, pa kosto krahasimi dhe pa asnjë përfitim për qytetarët.

Qytetarët mbeten të bllokuar me orë në trafik, turizmi mbytet në kaos, rrugët ekzistuese janë kthyer në kurthe vdekjesh. Por qeveria nuk ka prioritet as Tiranën dhe Durrësin, as bypass-in e Elbasanit, as korridoret që do të çlironin qarkullimin. Prioriteti është vetëm leku.

Automotoparku shitet si vizion, por është thjesht projekti i radhës për të mbushur xhepat e një oligarkie të pangopur. Nuk është ekonomi, nuk është strategji, nuk është zhvillim. Është një zinxhir tenderash që kushtojnë shumëfishin e vlerës reale dhe që prodhojnë vetëm varfëri e borxhe për qytetarët.

Në Shqipërinë e vitit 2030, e ardhmja nuk ndërtohet mbi vizione, por mbi gropa mbi gropa buxhetore si kjo në Elbasan.