Nga Klodian Tomorri

Recovery fund, paketa financiare anticovid e sapomiratuar nga Bashkimi Europian do te jete 750 miliarde euro ne total. Financimi do te jete i kombinuar, perkatesisht 500 miliarde euro subvencione dhe 250 miliarde euro kredi te buta me afat shlyerje deri ne 2058-en.

Paketa financohet nga emetimi i borxheve te shteteve anetare, bilanci i perbashket i BE dhe disa masa fiskale qe parashikojne taksimin e koorporatave, taksen e internetit dhe ato mjedisore.

Italia do te jete perfituesi me i madh. Qeveria italiane perfiton 173 miliarde euro, nga te cilat 91 miliarde euro kredi dhe 82 miliarde euro grante.

Pas Italise ne vend te dyte vjen Spanja, e cila do te marre 143 miliarde euro nga te cilat 77 miliarde euro jane grante, pjesa tjeter kredi.

Bashkimi Europian e kuptoi me ne fund qe krizat e ketij lloji zgjidhen vetem me nje pergjigje te koordinuar fiskale. Keto nuk jane kriza kombetare dhe kjo eshte pergjigja me e mire per euroskeptiket.

Salvini me Georgia Melonin, nese do kishin ndertuar Italine qe kane ne mend, tani do dilnin rrugeve duke kenduar kengen e kukuvajkes.

Kurse Boris Johnsoni vazhdon bertet Save The NHS.