Ahmetaj tregon EMRIN e kompanisë së familjes së Ramës që merr tenderat e AKSHI-t

Arben Ahmetaj e ka konsideruar institucionin e AKSHI-t si kopshtin privat të Edi Ramës, ku sipas tij, tenderat i përfitojnë familjarët e kryeministrit.

Gjatë intervistës në Syri Tv, Ahmtaj foli për korrupsionin me tenderin e laboratërve në shkolla, ku sipas tij, SPAK lëshoi dy urdhër-arreste, por u rrëzuan menjëherë. Gjithashtu, Ahmetaj foli edhe për kompninë e quajtur “FIRST”, që sipas tij, është e lidhur drejtpërdrejt me familjarët e Edi Ramës dhe ka marrë tenderin 15 milion euro të pabotuar të sigurisë kibernetike.

Arben Ahmetaj: Tek projekti i laboratëve të AKSHIT. Unë e ngrita herën e kaluar, që bënë laboratorët e shkollave dhe të marrin, t’iu japi Gazheli dokumentata gazetarëve se sa janë futur pajisjet në Republikën e Shqipërisë. Po iu them, 10 fishi i kostove. Kam ekstratke nga tatimet për këto lloj kompanish.

 AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij bëjnë çfarë t’i dojë qejfi. Është 10-fishi tel kaboratërot. Gazetarë, gërmoni këto, Shkoni në doganë, po nuk gjetët dhjetëfishin e fitimit atëherë kthehuni tek unë. Gërmoni, a janë grisur urdhër arreste në lidhje me laboratërot, a janë rrëzuar dy urdhër arreste. Investigojeni. Ashtu siç tek inceneratori i Tiranës, në lidhje me korrupsionin tek laboratorët.

Derrat e Partisë dhe kryederri


Po tek AKSHI, cila është kompania që ka marrë projektin 15 milion euro të sigurisë kibernetike. Kompania “First” e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? Follow the money.
Projekti 15 milion i pabotuar , i pa dalë në tender të hapur, e ka marrë kompani “First” dhe “follow the money”. Kompania “First” me kë është e lidhur, ku shkojnë paratë? Do gjeni çudira. Në korrupsionin e AKSHIT është e përfshirë drejtpërdrejt familja e kryeministrit.

Igli Tafa është Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK). Ai u emërua në këtë pozicion pas ish-drejtoreshës Vilma Tomço dhe konsiderohet një bashkëpunëtor i afërt i zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në lidhje me kompaninë “First” të Gëzim Hoxhës, ajo ka përfituar tendera të shumtë nga institucione shtetërore, përfshirë AKSHI-n dhe AKCESK-un. Sipas raportimeve, gjatë dy viteve të fundit, kjo kompani ka pasur të ardhura mesatare prej rreth 2 milionë euro në vit, kryesisht nga kontratat publike me AKSHI-n.

Gjithashtu, kompania “Advanced Business Solutions” (ABS), në pronësi të Gerond Meçes, ka përfituar rreth 43 milionë euro nga tendera sekretë për shërbime të ndryshme, përfshirë mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike dhe instalimin e sistemeve kompjuterike.

Përgjimet në SPAK

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë të Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur, Arben Ahmetaj, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve familjare të kryeministrit.

Sipas tij, përgjimi ka shkuar në SPAK dhe madje kanë tentuar ta zhdukin, por është ruajtur një kopje e tij.

Ahmetaj: Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ja AKSHI ku është. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve.

Peka: Ka rënë familja e kryeministrit tek AKSHI në përgjim ambiental…

Ahmetaj: I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…

Po kush është kompania ABS që ka përfituar 43 milonë euro tendera sekretë?

Bëhet fjalë për kompaninë Advanced Business Solutions – ABS, me nipt K21710002J, themeluar në vitin vitin 2002 nga Shegush Meçe.

Këto raste kanë ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe dyshime për korrupsion në lidhje me ndarjen e fondeve publike përmes tenderave sekretë.

Aktualisht, nuk ka informacione nëse  Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton kompanitë “First”, “Intelisoft” ose “Advanced Business Solutions” (ABS). SPAK ka qenë aktive në ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë hetime ndaj zyrtarëve të lartë dhe operacione kundër aktiviteteve të paligjshme kibernetike.

Burime të rezervuara i thanë gazetarit të “Publik.al” se një hetim është në proces e sipër, por ende  nuk  janë bërë  publike duke ruajtur sekretet e hetimit.