20 milionë euro të vjedhura nga shteti, mashtrim konsumatori dhe mbrojtje politike
Paga gjysmë në bankë, gjysmë në dorë, pension minimal për punëtorët
Për vite me radhë, “Erzeni” ka përdorur skemën e pagave të dyfishta, duke deklaruar vetëm gjysmën e pagës reale. Rezultati? 20 milionë euro evazion çdo vit dhe mijëra punëtorë të dënuar me pension minimal.
Djathë me vaj palme dhe kos me qumësht pluhur mashtrim i ftohtë në etiketë
Punëtorët e linjës rrëfejnë: kazanët mbushen me vaj palme dhe qumësht pluhur të importuar nga tregje të dyshimta. Produktet shiten si “të freskëta”, por janë një bombë e fshehur shëndetësore.
Tatimet luanë për të vegjlit, mace për oligarkët Në mbi 12 vite aktivitet, asnjë kontroll serioz tatimor për “Erzenin”. Lidhjet me pushtetin e bëjnë të paprekshëm. Kur biznesi është “i lidhur”, ligji nuk zbatohet.
SPAK, koha për veprim. Ky nuk është vetëm evazion, është krim ekonomik i organizuar. Pyetja është e qartë: sa kushton “mbyllja e syve” e Tatimeve dhe kush i mbron oligarkët e bulmetit?
Publik.al do të zbardhë çdo hallkë të skemës, nga kazani i vajit të palmës deri te zyrat e pushtetit ku mbyllen sytë ndaj vjedhjes.






