Nuk kanë fund çudirat në Shqipëri.

I famshmi Pirro Zoga, pronar i kompanisë “Krijon Shpk”, e cila doli te dosje SPAK për Universitetin Bujqësor, vijon të marrë tenderë edhe pse është në arrati.

Ai është shpallur në kërkim nga SPAK, për “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste), për Skandalin e Universitetit Bujqësor që implikoi në korrupsion pedagogët dhe rektorin. Ndaj tij gjykata ka dhënë masë sigurie “arrest me burg”.

Jo më larg se një muaj më parë, megjithëse nga arratia, vazhdon i pashqetësuar të marrë pjese dhe të fitoje nga paratë e buxhetit të shtetit.

Në arrati për aferat te Universiteti Bujqësor, Genc Spahija i OST

Rasti konkret është ai i datës 18.03.2025 ku Piro Zoga, shpallet fitues nga arratia, i procedurës të prokurimit me Nr. REF-40954-03-12-2025 me objekt ” Distilator Uji” nga OST Njësia Operative Shkodër me drejtor Genc Spahija, cili me të shpallur fituesin, vendos si kusht për dorëzimin e pajisjes 24 orë. Me siguri Genc Spahija ka menduar se Piro Zogaj do ketë gjendje pajisje, nga ato që nuk ka dorëzuar në Universitetin Bujqësor, por i ka faturuar sikur e ka bërë dorëzimin.

Përveçse askush nuk e kupton se përse i nevojitet OST Njësia Operative Shkodër një “Distilator Uji” (pajisje laboratori), vërehet se kjo procedurë e shpallur për herë të parë në datë 27.02.2025, është anuluar nga OST Njësia Operative Shkodër në datën 12.03.2025, pra pas një kohe të konsiderueshme për një procedurë me vlerë të vogël, procedura të cilat zakonisht nuk zgjatin më shumë se 5 ditë.

Ajo që vihet re është se në vlerësimet e renditjes në procedurën e anuluar, kompania “Krijon” e Piro Zogës, nuk është fare pjesëmarrëse në këtë procedure.

Në arrati për aferat te Universiteti Bujqësor, Genc Spahija i OST

Por kompania, shfaqet në shpalljen e  procedurës së dytë të rishpallur nga OST Njësia Operative Shkodër, në datë 16.03.2025 dhe natyrisht që renditet e para në vlersimin paraprak dhe që normalisht shpallet fituese.

Në arrati për aferat te Universiteti Bujqësor, Genc Spahija i OST

Kur shikon vlerën e këtij tenderi 300.000 lekë të reja që i jepen Piro Zogës të arratisur, pas anullmit të  procedurës të parë, ku ai nuk ishte pjesëmarrës, nuk ka sesi mos të shkojë mendja të skema 5 D e ish drejtorëve të bashkisë të arrestuar dhe që të cilët nga babëzia rrëmbenin dhe tenderat 100.000 lekë.

Në arrati për aferat te Universiteti Bujqësor, Genc Spahija i OST

Lista e pjesëmarrësve në tender

Pra, kjo skemën nuk është fenomen i izoluar, por një projekt mirëfilltë politik i Rilindjes, i zbatuar kudo ka para publike.

Asnjë lek nuk duhet të shkojë dëm, o te gjitha o asnjë! Je në arrati nga drejtësia, je në burg si i korruptuar, je në burg si pjesëmarrës në organizatë kriminale, asnjë qindarkë për të tjerët, paratë e taksapaguesve shqiptarë janë tonat, janë të rilindasve, janë të korrupsionit.