si po i zhvat Altin Lala shqiptarët

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossman & Lala, si po i zhvat Altin Lala shqiptarët 

Nga Loreta Koleci

Një shampo që në Gjermani kushton 3.29 euro, në Shqipëri shitet 7.60 euro. I njëjti produkt, e njëjta markë, i njëjti rrjet dyqanesh. Ndryshon vetëm vendi dhe çmimi dyfishohet. Ky nuk është një rast i izoluar, por një realitet i përditshëm për konsumatorët shqiptarë, veçanërisht në rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë si Rossmann.

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

SHAMPOJA NË ROSSMANN & LALA

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Pyetja është e thjeshtë: Pse shqiptarët paguajnë më shumë se gjermanët për të njëjtat produkte? Para se të japin përgjigje pyetjes, shohim disa produkte të njëjtja se me çfarë vlere shiten në vendin tonë dhe në Gjermani.

ZËRI ka realizuar një krahasim të disa produkteve të njëjta të shitura në Rossmann në Gjermani dhe në Rossmann & Lala në Shqipëri.

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Nga krahasimi i çmimeve të disa produkteve të përditshme mes Shqipërisë dhe Gjermanisë të bërë nga ZËRI, vërehet qartë se çmimet në Shqipëri janë dukshëm më të larta. Për të gjitha produktet e përfshira në analizë, diferenca e çmimeve varion nga 55% deri në 133%, duke treguar një pabarazi të madhe mes dy tregjeve.

Diferencën më të lartë e ka shampoja, e cila në Shqipëri kushton më shumë se dyfishin e çmimit në Gjermani. Po ashtu, produkte si zbutësi i rrobave, maska për rrathët e syve dhe parfumi rezultojnë 65-75% më të shtrenjta në Shqipëri. Edhe për produkte me kosto më të ulët, si letrat e lagura, çmimi në Shqipëri mbetet mbi 50% më i lartë.

Po edhe ta krahasosh Shqipërinë me Kosovën, prap ka një diferencë çmimesh!

Produktet dyfish më shumë se në Gjermani në Rossmann&

Nga krahasimi i çmimeve rezulton se të gjitha produktet janë më të shtrenjta në Shqipëri sesa në Kosovë. Diferenca varion nga 7.55% (letrat e lagura) deri në rreth 22% (zbutësi i rrobave dhe shampoja). Në përgjithësi, mesatarisht produktet rezultojnë rreth 16% më të shtrenjta në Shqipëri. Në përfundim, Kosova paraqitet më konkurruese në çmime për produktet e konsumit personal dhe shtëpiak.