Investigim | Hije dyshimesh mbi kontrollin e tenderët të AKSHI-t pas shpalljes në kërkim të Ermal Beqirajt dhe Ergys Agasit

Çfarë po ndodh me procedurat e fundit të prokurimit në sektorin e sistemeve shtetërore?

Burime pranë tregut të teknologjisë së informacionit dhe operatorë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedura publike pranë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ngrenë dyshime për presione të brendshme, ndërhyrje në proceset e vlerësimit dhe favorizime të mundshme në disa tenderë me vlerë të lartë.

Në qendër të këtyre pretendimeve del emri i Orgesa Shabani, e përmendur si koordinatore e re pranë institucionit, pasi Ergys Agasi dhe shefi i saj Ermal Beqiri janë në kërkim nga SPAK, për abuzime, pengmarrje, dhe vjedhje në bashkëounim me Mirlinda Karçanin. Kjo e fundit e filmuar nga vetë Ergys Agasi ne skena erotike dhe konsum pijesh ….. Për Orgesa Shabanin disa operatorë të tregut pretendojnë se po ushtron ndikim të paligjshëm mbi strukturat e prokurimi për të ruajtur tregun e Agasit dhe Ermal Beqirit. Kujtojmë se motra e Ergys Agasit punon drejtoreshë në AKSHI.

Këto janë pretendime të ardhura nga burime po i verifikojmë. Publik.al është në proces mbledhjeje dokumentacioni dhe kërkimi zyrtar të qëndrimeve dhe në ratsin më të parë do të bëjë kallëzim në SPAK, meqenese janë haput 6 fraksione vetëm pët AKSHI-in pas videove erotike të Ergys Agasit.

Tenderët në fokus

Dy nga procedurat që po bëhet presion operatorëve janë:

Mirëmbajtja e Regjistrave Profesionalë Mjekësorë

Sistem që përfshin të dhënat e:
• Infermierëve
• Mjekëve
• Stomatologëve
• Farmacistëve

Ky është një projekt me ndjeshmëri të lartë, pasi prek drejtpërdrejt databaza kombëtare profesionale në sektorin e shëndetësisë.

Sistemi për Regjistrin Elektronik të Titujve Akademikë

Autoriteti Kontraktues: AKSHI
Fondi limit: 250,000,000 lekë
Statusi: Procedurë e pa anuluar, jo e pezulluar

Ky projekt synon ndërtimin e një infrastrukture kombëtare për:
• Titujt akademikë
• Gradat shkencore
• Revistat shkencore zyrtare në Shqipëri

Burime nga kompani pjesëmarrëse pretendojnë se gjatë fazës së vlerësimit janë ushtruar presione mbi anëtarë të KVO-së (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) dhe se disa firma janë “orientuar” në mënyrë joformale për të tërhequr oferta ose për të mos ankimuar.

Kush është Orgesa Shabani?

Deri më tani, emri i Orgesa Shabanit nuk ka pasur profil publik të njohur në sektorin e prokurimeve të teknologjisë. Megjithatë, burime brenda tregut e lidhin atë me rrethin e bashkëpunëtorëve të afërt të biznesmenit të IT-së Ermal Beqiri, me fletë-arresti nga SPAK
Shabani po vepron si një hallkë ndërlidhëse informale mes interesave private dhe proceseve të brendshme të AKSHI-t.

Rikthimi i të njëjtëve emra?

Në skenën e dyshimeve për ndikim mbi tenderët e AKSHI-t përmenden sërish dy emra të njohur në sektorin e kontratave të teknologjisë:
• Ergys Agasi
• Ermal Beqiri

Operatorë të tregut pretendojnë se rrjete të lidhura me këta persona po tentojnë të ruajnë kontrollin mbi projektet strategjike të IT-së shtetërore, sidomos ato që lidhen me databaza kombëtare dhe sisteme regjistrash.

Pse është e rëndësishme kjo çështje?

AKSHI menaxhon sisteme që përmbajnë:
• Të dhëna personale masive
• Regjistra profesionalë kombëtarë
• Infrastrukturë kritike dixhitale të shtetit

Çdo devijim nga procedurat e ndershme të prokurimit nuk është thjesht çështje financiare, por rrezik për sigurinë e të dhënave dhe integritetin e institucioneve.

A do të përfshihet SPAK?

Burime pranë sektorit të drejtësisë thonë se SPAK ka në fokus prej kohësh dosje që lidhen me tenderët e teknologjisë shtetërore. Nëse vërtetohen elementë si:
• Ndikim i paligjshëm
• Korrupsion pasiv/aktiv
• Manipulim i procedurave të prokurimit

atëherë procedurat e AKSHI-t mund të kthehen në një prej fronteve kryesore hetimore.

Publik.al i drejton pyetjet e mëposhtme AKSHI-t dhe personave të përmendur:
1. Cili është roli zyrtar i Orgesa Shabanit në këto procedura?
2. A ka pasur ankesa formale nga operatorët ekonomikë?
3. A janë raportuar ndërhyrje apo presione ndaj KVO-së?
4. A ka konflikt interesi mes stafit të përfshirë dhe operatorëve fitues?

Shënim : Publik.al është i hapur për reagim zyrtar nga AKSHI, Orgesa Shabani, si dhe çdo person i përmendur në këtë material. Hetimi do të vijojë me dokumente, kontrata dhe lidhje pronësie në publikimet e ardhshme.