Ylli Dylgjeri

Ky është mesazhi që i dha Rama sot atij grupi që quhet PS!
Ky është mesazhi që i dha Drejtësisë!
Ky është mesazhi që i dha Opozitës!
Ky është mesazhi që i dha Medias.
Ky është mesazhi që i dha Publikut.
Ky është mesazhi që i dha edhe SPAKU-t: Mos kërkoni kokën e dikujt me muhabete telefoni, Ballukun nuk e lëshoj!
Ky është mesazhi që u dha Ndërkombëtarëve
Qepeni nëse doni të punoni, të bashkëpunoni apo të ngriheni në karierë!
Qepeneni nëse doni të fitoni lek, te hani kumbulla, dardha e mollë etj.
Unë nuk ju ruaj por njëherësh ju them: Qepeni! Vidhni me gojë qepur!
Dmth: Vidhni po mos pirdhni!
Ky është mesazhi që i jep hajduti hajdutit më të ri në Qeveri.
Ky është mesazhi që nuk mbron vlerat por hajdutin që vjedh për Ramën.
Pasi çvirgjëroj gjysmën e qeverisë dhe administratës u thotë: Qepeni!
Sepse Rama nuk është profesionist në Politikë, në profesion, në sport, apo hajdutllëk.
Rama nuk ishte profesionis as në basketboll. Ai ishte një lojtar basketbolli rrugice, jashtë rregullave të lojës së basketbollit profesionist të NBA, NCAA, a ndonjë kampionati tjetër. Dhe në lojën e rrugicave nuk ka arbitër që të detyrojë të luash sipas rregullave. Vetëm mirëkuptimi e bën lojën në rrugicë. Dhe sot Rama sërish solli mirëkuptimin me Belindën:
do të heq nga çdo detyrë në Qeveri, por do luash si të them unë në Parti!
Rama sërisht po grumbullon pushtet sado të hartuara të jenë rregullat, ligjet, Kushtetuta, thjesht teksi i tyre nuk mund të jetë garant për Demokracinë.
Sot ra Reforma në Drejtësi.
Sot u shkel prap Kushtetuta.
Sot u dha Urdhëri i diktatorit: Qepeni!
Sot na tha: Unë jam Diktatori!
Nëse sdo ta pranoni: Shqepuni dhe dilni në rrugë.