Pas 2 vitesh hetime parlamentare, penale e gjykime nga drejtësia e re, Olta Xhaçka do vazhdojë mandatin si deputete, është përsëri në listë dhe do gëzojë resortin që po ndërton në Himarë si “Investim strategjik”, të regjistruar në emër të bashkëshortit Artan Gaçi.

Terreni për të mos i prekur resortin Olta Xhaçkës dhe për të mos i arrestuar bashkëshortin, u krijua nga kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, faktuar në këto prova që vërtetojnë se ata rakorduan qëndrimet e tyre.

Prova e parë/ Në datën 25 tetor 2023, SPAK sekuestroi sipërfaqen 10 mijë m2 tokë shtetërore e private në Himarë, të grabitur me letra false nga Olta Xhaçka e Artan Gaçi, mbi të cilën kishin nisur punimet për resortin, por nuk sekuestroi objektin në fazën që ishte, kompaninë “AG TCC Sh.p.k” dhe lejoi vazhdimin e punimeve.

Prova e dytë/ Më 23 mars 2024 u arrestua krye-bashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, për falsifikim dokumentash të tokës ku po ndërtojnë resortin Olta Xhaçka e Artan Gaçi, por SPAK nuk e futi burrin e Xhaçkës në dosjen hetimore si bashkëpunëtor e përfitues i tokës me dokumenta false.

Prova e tretë/ SPAK dhe Gjykata e Posaçme, vërtetuan se bashkëshortët Olta Xhacka e Artan Gaçi përfituan tokën e resortit me dokukumente false, por kryeministri Edi Rama nuk ia hoqi titullin dhe lejen e ndërtimit “Investitor Strategjik”.

Neni 19 i Ligjit nr. 55/2015, thotë: – “Në rast se përgjatë përgatitjeve, zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik, konstatohet se ka të dhëna të pavërteta, përfituesit i hiqet menjëherë leja e ndërtimit dhe statusi “Investitor strategjik”.

Si bashkëpunoi Edi Rama me Altin Dumanin për të shpëtuar

Ky përcaktim është kusht kryesor dhe në Vendimin nr. 3/5, datë 29 mars 2021 për lejen e resortit të Olta Xhaçkës, firmosur nga Edi Rama si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike.

Por Babloku nuk ia ka hequr Oltës lejen e ndërtimit dhe statusin “Investitor strategjik” për resortin, siç përdori parlamentin për të mos i hequr mandatin e deputetes, duke mos përfillur as vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Prova e katërt/ SPAK konfiskoi tokën ku po ndërton resortin Olta Xhaçka dhe ia kaloi shtetit, por nuk konfiskoi objektet e ndërtuara mbi sipërfaqen e tokës së konfiskuar, megjithëse ato objekte, janë produkt me burim krimin e grabitjes së tokës dhe pjesë e bashkëpunimit në këtë krim, për të cilin u dënua krye-bashkiaku Jorgo Goro.

Prova e pestë/ Vendimi i Edi Ramës, për të mos i hequr Olta Xhaçkës lejen “Investitor Strategjik”; i rakorduar me Altin Dumanin, për të konfiskuar tokën ku po ndërtohet resorti, por të mos konfiksohen objetetet e ndërtuara deri tani, është lojë e tyre, që Olta Xhaçka ta përfundojë dhe ta gëzojë resortin në Himarë.

Toka 10 mijë m2 ku po ndërtohet resorti, ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Himarës, të cilën kompania e “AG.TCC Sh.p.k” e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit, kanë të drejtë të ri-marrin falas si “Investitor Strategjik”, sepse faktikisht e kanë zaptuar me ndërtimin e restortit.

Prandaj Babloku nuk i hoqi titullin dhe lejen “Investitor Strategjik”, ndërsa drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, lejoi që Olta Xhaçka e Artan Gaçi të mos procedoheshin penalisht, të mos u bllokoheshin punimet dhe mos t’u konfiskoheshin objektet, megjithëse ishin pjesë e grabitjes së tokës ku po ndërtojnë resortin./Pamfleti

Si bashkëpunoi Edi Rama me Altin Dumanin për të shpëtuar